Kompania jonë po kërkon një arkitekt të talentuar dhe kreativ për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme rezidenciale dhe të tjera zhvillimore. Kandidati ideal do të ketë përvojë në dizajnin e ndërtesave dhe do të jetë në gjendje të krijojë zgjidhje funksionale dhe estetike.
Detyrat kryesore:
-
Hartimi i planeve dhe vizualizimeve për projekte të ndryshme.
-
Bashkëpunimi me inxhinierët dhe drejtuesit teknik gjatë fazave të projektimit dhe ndërtimit.
-
Sigurimi që projektet përputhen me standardet e ndërtimit dhe rregulloret lokale.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare në Arkitekturë.
-
Përvojë e dëshmuar në projekte ndërtimi.
-
Njohuri të mira në softuerë CAD/BIM dhe dizajn.
